Data Open Albania hulumtuar mbi numrin e individëve shtetas të huaj ose pa shtetësi, të cilët kanë aplikuar dhe kanë marrë Statusin e Refugjatit në territorin e Republikës së Shqipërisë. Në këtë hulumtim nuk përfshihen individët që nuk kanë aplikuar ose nuk kanë fituar këtë status. Gjithashtu janë të përjashtuar në hulumtimin statistikor edhe ato shtetas të huaj që kanë fituar të drejtën e azilit në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA
Nga të dhënat statistikore konstatohet se vendi ynë, Republika e Shqipërisë, ka pritur në mënyrë të vijueshme refugjatë të huaj. Vitet me numër më të lartë refugjatësh në territorin e Republikës së Shqipërisë janë përkatësisht viti 1996 me 4,925 dhe viti 1998 me 22,332 individ.
Këta vite përkojnë edhe me flukse shtetasish të larguar nga Kosova për shkak të diskriminimit mbi baza nacionale dhe situatës së krijuar nga konfliktet luftarake në territorin e Federadës së ish-Yogoslavisë.
Burimi: Banka Boterore
Komente dhe analiza: ODA